Misioni im është të shpërndaj urtësinë e natyrës, dijen e lashtë, holistike të Ayurvedës në mënyrë që të kontribuoj në rritjen e vetëdijes dhe cilësinë e jetës në çdo aspekt të shoqërisë sonë!
Emri im është Migena Bardhi;
Maharishi Ayrveda Practitioner
Ayurveda Health Coach
Mësuese e Yoga Asana Tradicionale, me një eksperience prej 6 vitesh në shpërndarjen e dijes se lashtë vedike në bashkëpunim me Mësuesin dhe Mentorin tim Mjeshtrin e Meditimit Justin Goçi.
Mikrokozmi është një reflektim i makrokozmit dhe sa më shumë që mësoj për natyrën, aq më shumë mësoj për veten time.
''Shëndeti sjell lumturi.''
Ayurveda kryen një funksion të trefishtë:
T'i jeton jetën tënde më të mirë, atëherë kur mendje-trup-shpirt dhe mjedis janë në balancë dhe shëndet të plotë.
Maharishi AyurVeda është e orientuar drejt parandalimit, pa efekte anësore dhe e aftë për të trajtuar sëmundjen në burimin e saj. Ajo është një metodë shkencore dhe holistike, duke përdorur një qasje sistematike ndaj shëndetit nga këndvështrimi i mendjes, trupit, sjelljes dhe mjedisit. Terapitë e Maharishi AyurVeda nuk bien në kundërshtim as me metodat konvencionale dhe as me ato plotësuese, prandaj mund të përdoren me sukses paralelisht me sisteme të tjera të shërimit, nëse preferohet ashtu.
Parandalimi i një sëmundjeje është më mirë se trajtimi i saj!
Ayurveda është e orientuar drejt parandalimit, nuk ka efekte anësore dhe trajton shkakun rrënjësor të një sëmundjeje dhe jo vetëm simptomat. Ayurveda e sheh sëmundjen si të shkaktuar nga një çekuilibër në strukturën fizike ose mendore të një personi dhe për këtë arsye kërkon të sjellë butësisht trupin dhe mendjen e një personi në një ekuilibër të shëndetshëm.
Ayurveda bazohet në parimin e parandalimit të çrregullimeve fizike apo medore në vend që të presë që problemet të shfaqen. Kjo, është mënyra ideale për çdo individ të ruaj shëndetin e mirë dhe mirëqenien e përgjithshme. ayurvedic practitioner
"Ushqimi i shëndetshëm është një nga shkaqet e rritjes së qenieve të gjalla dhe ushqimi i pashëndetshëm për rritjen e sëmundjeve."
Artikujt ushqimorë që ruajnë ekuilibrin e indeve trupore dhe ndihmojnë në eliminimin e çrregullimeve të ekuilibrit duhet të konsiderohen si të shëndetshëm.
Sipas dijes holistike të Ayurvedës, një dietë ushqimore nuk mund t'i shërbejë të gjithëve.
Vitaminat, kaloritë, yndyrnat, karbohidratet, proteinat mund të mbështesin ose dëmtojnë shëndetin. Ajo që ka vërtet rëndësi është cilësia energjitike e ushqimit dhe ndikimi që ushtron në Dosha si dhe gjendja e sistemit tretës (Agni) të një personi.
Yoga, disiplina që integrohet me mjekësinë holistike pasi ajo trajton individin në aspektin fizik, mendor dhe shpirtëror. Terapia yogike rrit fleksibilitetin dhe qëndrueshmërinë, përmirëson dhimbjen fizike dhe ankthin dhe rrit sistemin imunitar. Terapia yogike fokusohet jo vetëm në shëndetin fizik, por edhe në mirëqenien e mendjes dhe emocioneve.
Çfarë do të thotë Ayurveda?
Çfarë është ajo? Cila është origjina e saj? Ku ndryshon nga sistemi mjekësor tradicional në trajtimin e individit? Si e shikon individin sistemi i mjekësisë ayurvedike? Cilët janë 5 elementët që ndërtojnë trupin dhe mendjen tonë? Cili është unikaliteti i Ayurvedës? Kush jemi ne?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe të tjera i gjen në video.
Diagnoza e pulsit në Ayurveda, e njohur si Nadi Pariksha, është një teknikë e lashtë për vlerësimin e shëndetit të përgjithshëm të një personi duke analizuar pulsin. Ajo përdoret për të identifikuar gjendjen e doshave (Vata, Pitta, Kapha), balancimin ose disbalancimin e tyre, si dhe për të diagnostikuar probleme të ndryshme shëndetësore në trup.
Shkaku i sëmundjeve: Nadi Pariksha mund të zbulojë rrënjën e problemeve shëndetësore përpara se ato të bëhen të dukshme fizikisht. Disbalancat e doshave mund të shkaktojnë çrregullime që ndikojnë në organet dhe sistemet e trupit, dhe diagnoza e pulsit mund të ndihmojë në identifikimin e tyre herët.
Gjendja mendore dhe emocionale: Përveç vlerësimit të gjendjes fizike, diagnoza e pulsit mund të japë informacion mbi gjendjen mendore dhe emocionale të personit, duke identifikuar stresin, ankthin, dhe emocionet që ndikojnë në shëndetin.
Personalizimi i trajtimit: Bazuar në diagnozën e pulsit, mjeku Ayurvedik përcakton një plan trajtimi të personalizuar, që mund të përfshijë ndryshime në dietë, stilin e jetesës, përdorimin e bimëve mjekësore, terapi pastruese si Panchakarma, dhe praktika si yoga dhe meditimi.
Kjo është një metodë e fuqishme për të kuptuar natyrën holistike të shëndetit dhe të disbalancave në trup dhe mendje.
We love our customers, so feel free to visit during normal business hours.
Ayurveda & Gyana Yoga
Rruga Bilal Golemi, 1000 Tiranë, Albania
Copyright © 2024 Ayurveda & Gyana Yoga - All Rights Reserved.