Ayurveda & Gyana Yoga
Ayurveda & Gyana Yoga
  • Home
  • Ayurveda
    • Maharishi Ayurveda
    • Suplemente ushqimore
    • Ayurvedik Rasayanas
    • Cilësia
  • Konsultime
  • Shërbime
  • Contact
  • Blog
  • Yoga
  • More
    • Home
    • Ayurveda
      • Maharishi Ayurveda
      • Suplemente ushqimore
      • Ayurvedik Rasayanas
      • Cilësia
    • Konsultime
    • Shërbime
    • Contact
    • Blog
    • Yoga

  • Home
  • Ayurveda
    • Maharishi Ayurveda
    • Suplemente ushqimore
    • Ayurvedik Rasayanas
    • Cilësia
  • Konsultime
  • Shërbime
  • Contact
  • Blog
  • Yoga

Suplemente ushqimore Ajurvedike

Pse janë kaq të rëndësishme?

 Trupi ynë është një mrekulli e natyrës. Për mijëra e miliona vite, një fiziologji holistike ka evoluar që është vështirë të tejkalohet për bukurinë dhe përsosmërinë. Ai ruhet në një gjendje të qëndrueshme dhe është në gjendje të përshtatet me ndikimet e jashtme dhe të riparojë veten. Sipas traditës së Ajurvedës, njerëzit duhet të jetojnë 115 vjet dhe më shumë - me lumturi dhe shëndet.

Stresi, ndotësit dhe konsumimi i ushqimeve të përpunuara janë në rritje.
Këto ndikime mund të reduktojnë aftësinë e trupit për të riparuar veten.

Konceptimi Ajurvedik i shëndetit dhe parashikimet për pritshmërinë e jetës dhe cilësinë e saj, lindën shumë kohë më parë. Sasia e presionit ishte më pak atëherë, ushqimi ishte natyral; trupi, mendja dhe shpirti ishin të ekspozuar ndaj mëpak problemeve, stresit dhe materieve të huaja. Ritmi i shpejtë i jetës së sotme, përpjekjet e tepërta, ushqimet industriale që mungojnë në nutrientet jetike, mungesa e ushtrimit, dhe toksinat mjedisore - të gjithë këta faktorë tejkalojnë mundësitë e trupit për të luftuar stresin dhe ndikimet e dëmshme sipas kuptimit Ajurvedik. Nga perspektiva e Ajurvedës, e cila daton rreth 5000 vite më parë në kohën e civilizimit të Vedave në Indi, konkluzioni është që sot disekuilibrohemi më shpejt dhe plakemi para kohe.
Radikalet e lira - kaos agresiv në sistemin molekular
Për shkak të presioneve të shumta që jemi ekspozuar, sistemet  natyrore të mbrojtjes së trupit punojnë përtej kapaciteteve të tyre dhe  promovojnë formimin e radikaleve të lira të oksigjenit. Radikale të lira  janë një "armë e mprehtë" e sistemit imunitar, të cilat janë shumë  efektive në të përballuar faktorët patogjenë, por, kur janë në  sasi të larta nuk mund të mbahen nën kontroll nga substancat  relevante. Radikalet e lira ndryshojnë dhe shkatërrojnë strukturat e  qelizave në një mënyrë të pakthyeshme. Sipas njohurive aktuale mjekësore  dhe shkencore, ato luajnë një rol kyç në procesin e plakjes dhe janë  pjesërisht përgjegjëse për shumë sëmundje të zakonshme.
Ushqimi i shëndetshëm - plus antioksidantë
Trupi ynë është i pajisur mirë me enzima speciale, të  quajtur "neutralizues të radikaleve", për të mbrojtur veten nga furia e  shkatërrimtarëve të radikaleve të lira dhe për t'i bërë ato të  padëmshme. Disa vitamina, minerale dhe elementet gjurmë, substanca jetike  të cilat quhen antioksidantë, plotësojnë të njëjtin qëllim dhe prandaj  konsiderohen të domosdoshme. Antioksidantë si vitamina C, vitamina E dhe  seleni lehtësojnë dhe forcojnë potencialin e fiziologjisë për të  riparuar veten. Ato absorbohen me ushqimin; frutat dhe perimet e  freskëta veçanërisht përmbajnë një sasi relativisht të madhe të tyre  dhe i japin mbështetje trupit në neutralizimin e radikaleve të lira. Megjithatë, ka pasur një rritje të madhe në presionin mbi  fiziologjinë, nga stresi dhe toksiciteti mjedisor.  
Prandaj, është e këshillueshme të përfshihet në dietën tonë, konsumi i rregullt i suplementeve ushqimore të shëndetshme, që janë të pasura me antioksidantë.

Get Started Today

Ready to take the first step towards better health? Contact Ayurveda & Gyana Yoga today to schedule your first appointment.

  • Maharishi Ayurveda
  • Suplemente ushqimore
  • Ayurvedik Rasayanas
  • Cilësia
  • Shërbime
  • Blog
  • Privacy Policy

Ayurveda & Gyana Yoga

Rruga Bilal Golemi, 1000 Tiranë, Albania

+355697248882

Copyright © 2024 Ayurveda & Gyana Yoga - All Rights Reserved.

This website uses cookies.

We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.

DeclineAccept

Announcement

Welcome! Check out my new announcement.

Learn more