Konsultimi Ayurvedik zgjat 1 ore e 30 min.
Tarifa e konsultës është 120 euro dhe përfshin rekomandimet ushqimore, receta ushqimore ayurvedike, rekomandim për suplementet herbale ayurvedike, rekomandime mbi stilin e jetesës dhe përkujdesje dhe konsultime të tjera gjatë kësaj periudhe transformimi.
Konsultimi juaj do të përfshijë një kuptim të gjendjes suaj aktuale të shëndetit dhe mirëqenies, si dhe rekomandime të përshtatshme për ju dhe çdo shqetësim që mund të keni:
• Përgatitje dhe Suplementë Bimore
• Dieta Ditore dhe Sezonale
• Rutinat Ditore dhe Sezonale
• Përgjigje për Pyetjet Tuaja
Konsultim mbi programet e ndryshme të yogës me program të personalizuar për çdo individ, zgjat 25 minuta.
Ayurveda trajton shkakun rrënjësor të sëmundjes ndryshe nga medodat e tjera mjekësore që kujdesen për shëndetin në bazë të simptomave. Kështu Ayurveda vepron mbi burimin e zhvillimit të sëmundjes duke krijuar përmirësim afatgjatë dhe balancim të trup-mendje-shpirt dhe mjedis.
Nëse keni kocka të thyera, gjakderdhje akute nga jashtë ose nga brenda, forma të avancuara, akute, dobësuese të sëmundjeve ose kancer, drejtohuni te një mjek alopatik.
Ayurveda ndihmon në të gjitha kushtet e tjera, veçanërisht në kushtet dhe gjendjet kronike që nuk i përgjigjen trajtimeve perëndimore.
Ayurveda ndihmon me problemet e GI (ulçera, IBS, IBD, Crohn, divertikulit, ...), lodhje, dhimbje (dhimbje shpine, dhimbje muskulore ose kockore, ...), funksionin hormonal/endokrin (diabeti, infertiliteti, menopauza…), problemet e peshës , funksioni i sistemit imunitar (kanceri), autoimun (hashimoto, artriti reumatoid, lupusi, ....), sistemi nervor (RLS, parkinson, ADHD/ADD ...), sistemi i frymëmarrjes (astma, bronkiti, sinusiti,…), sistemi i qarkullimit (hipertensioni, kolesteroli, funksioni i zemrës…), funksioni kognitiv dhe çrregullimet/zhbalancimet psikologjike (kujtesa, depresioni, stresi, ankthi, pagjumësia, bipolariteti,…), funksioni urinar, kundër plakjes dhe shumë të tjera.
Nëse individi ndjek të gjitha udhëzimet nga praktikuesi ayurvedik, atëherë po, individi në përgjithësi mund të presë transformimin e parë brenda 2-6 javësh. Eksperienca me pacientët na ka treguar gjithastu se rezultatet e para mund të shfaqen edhe në javën e parë.
Migena është një profesioniste e kualifikuar në mjekësinë Ayurvedike dhe në fushën e yog-ës autentike, me më shumë se 7 vjet përvojë në këtë fushë. Ajo ka përfunduar studimet në Gjermani, Hollandë dhe ka zhvilluar një njohuri të thellë mbi parimet e Ayurveda-s, duke aplikuar këto njohuri në praktikën e saj për të ndihmuar individët të arrijnë shëndetin dhe balancën optimale në mënyrë natyrale.
Me pasion për promovimin e mirëqenies holistike, Migena mundëson konsultime dhe trajtime të personalizuara, duke u fokusuar në nevojat unike të çdo individi. Ajo përdor një qasje integruese që përfshin teknika të ndryshme, përfshirë praktikat tradicionale të Ayurveda-s dhe yoga-s, për të mbështetur procesin e shëndetit dhe transformimit.
MIgena beson se çdo individ ka potencialin për të arritur shëndet të plotë dhe lumturi dhe është e përkushtuar të ndihmojë të tjerët të zbulojnë këtë potencial.
Ajo është gjithashtu e angazhuar në vazhdimin e mësimit dhe zhvillimit profesional, duke qëndruar e përditësuar me hulumtimet dhe praktikat më të fundit në fushën e Ayurveda-s, Meditimit dhe yoga-s.
Ayurveda & Gyana Yoga
Rruga Bilal Golemi, 1000 Tiranë, Albania
Copyright © 2024 Ayurveda & Gyana Yoga - All Rights Reserved.