Fjala "Ayurveda" vjen nga sanskritishtja, "ayus", që do të thotë jetë ose jetëgjatësi, dhe "veda", njohuri, dije ose shkencë.
Pra, Ayurveda do të thotë Dije/Shkencë e Jetës ose Shkencë/ Dije e Jetëgjatësisë.
Ayurveda është një art shërues mijëra vjet i vjetër; është sistemi shëndetësor i qytetërimit të përparuar Vedic të Indisë së lashtë dhe konsiderohet sistemi shëndetësor më i vjetër në botë. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka njohur Ayurved-ën si një sistem mjekësor tradicional.
Sipas traditave të përshkruara në shkrimet e vjetra Ayurvedike, parimet themelore të Ayurveda u perceptuan shumë kohë më parë përmes introspeksionit të thellë nga qeniet njerëzore shumë të zhvilluara. Prandaj, në fillim tradita u përcoll vetëm nga mësuesi te nxënësi. Shumë më vonë, ajo u shkrua në shkrimet dhe veprat e para të Ayurveda.
Ayurveda është pjesë e "Veda", një sistem mësimor gjithëpërfshirës që i konsideron qeniet njerëzore, natyrën dhe kozmosin si një e tërë.
Kjo dije shëndetësore tërësore - Ayurveda - e konsideron jetën si një të tërë ku ndërthur aspektet fizike, psikike, mendore dhe shpirtërore. Qëllimi i saj kryesor është të stabilizojë harmoninë e trupit, mendjes dhe shpirtit, duke bërë të mundur parandalimin e sëmundjeve ose, kur është e nevojshme, shërimin. Për ta arritur këtë, ekspertët dhe mjekët e Ayurveda marrin në konsideratë një spektër të gjerë faktorësh, si për shembull vetëdijen e individit; dietën ushqimore; stresi në punë ose në marrëdhënie; shumë, shumë pak ose lloji i gabuar i ushtrimeve; ndërtimin unik fiziologjik dhe mendor të çdo individi edhe shumë të tjera.
Ready to start your journey to better health? Contact us to schedule your first appointment today.
Sipas mësimeve të lashta ayurvedike, faktorët e panumërt që ndikojnë te ne dhe në shëndetin tonë mund të përshkruhen me ndihmën e tri parimeve ose programeve biologjike të quajtura 'Dosha' në sanskritisht dhe që përkthehen si "parime themelore funksionale".
Këto tri dosha - vata, pitta dhe kapha - përcaktojnë botën natyrore që na rrethon, ashtu edhe trupin dhe mendjen tonë. Kështu, gjithçka që ndikon në trupin tonë ndikon drejtpërdrejt në ekuilibrin e vata, pitta dhe kapha, ose duke e disbalancuar atë ose duke kontribuar në një ekuilibër më të mirë të doshës.
Kur këto tri parime themelore janë në harmoni te një person, ai plotëson kushtin e domosdoshëm për shëndetin e plotë dhe lumturinë.
Ndihemi mirë, jemi të shëndetshëm dhe rrezatojmë bukuri natyrale.
Ready to take the first step towards better health? Schedule your appointment with Ayurveda & Gyana Yoga today!
Vata dosha quhet parimi i lëvizjes, i karakterizuar nga elementët e eterit (hapësirës) dhe ajrit. Mundëson vigjilencën, lëvizjen dhe komunikimin. Mjekësia Ayurvedike e lidh atë me sistemin nervor, frymëmarrjen, qarkullimin dhe sistemin muskuloskeletal.
Pita dosha përshkruhet si parimi i metabolizmit, i karakterizuar nga elementi i zjarrit. Në mjekësinë ayurvedike, ajo shihet e lidhur ngushtë me tretjen, energjinë, metabolizmin, temperaturën e trupit, vitalitetin, intelektin dhe emocionet.
Kapha dosha quhet parimi i strukturës, që përfshin elementët e tokës dhe ujit. Kapha jep formë dhe qëndrueshmëri. Në mjekësinë ayurvedike, kapha e ekuilibruar do të thotë qëndrueshmëri, stabilitet dhe lëngje të balancuara të organizmit.
Rekomandimet e Maharishi Ayurveda janë të orientuara drejt promovimit të shëndetit holistik. Do t'ju prezantojmë disa nga këto 20 metodat në këtë faqe.
Diagnoza Ayurvedike e pulsit
Në diagnozën Ayurvedike tradicionale të pulsit, pulsi lexohet përmes tri gishtave të dorës, për të identifikuar çekuilibrimet e mundshme në ndërveprimin e doshave, burimin e problematikave të shëndetit fizik, mendor dhe emocional.
Ayurveda ofron shumë mënyra efikase natyrale, holistike që mund të ndihmojnë në rregullimin e çekuilibrimit të doshave fizike dhe mendore.
Teknikat e vetëdijes, Meditimi Transcendental
Meditimi Transcendental prodhon natyrshëm një gjendje të veçantë shumë të thellë qetësie fizike, mendore dhe shpirtërore. Në të njëjtën kohë, mendja mbetet plotësisht e zgjuar. Njeriu është i vetëdijshëm në këtë proces. Stresi dhe tensionet largohen. Mendja dhe trupi vijnë në një gjendje qetësie dhe rigjenerohen. Teknika është aq e thjeshtë sa që mund të praktikohet kudo dhe në çdo kohë - në shtëpi, në zyrë ose edhe në një tren ose aeroplan.
Meditimi Transcendental përmirëson shëndetin
Mbi 600 studime shkencore të kryera në më shumë se 200 universitete dhe institute kërkimore në 27 vende të ndryshme të botës gjatë 30 viteve të fundit, konfirmojnë efektet e jashtëzakonshme të Meditimit Transcendental.
Për më shumë informacione klikoni në linkun e mëposhtëm:
Ushtrime të trupit dhe frymëmarrjes
Yoga-Asanas
Yoga asanas janë një set posturash fizike të kryera një pas tjetrës. Është e rëndësishme të keni një qëndrim të relaksuar - asana do të thotë pozicion i rehatshëm - dhe të mos sforoheni në kryerjen e asanas. Qëllimi është të rikthejmë në harmoni energjitë e ndryshme në trup që shpesh punojnë kundër njëra-tjetrës.
Në këtë proces, dikush mund të vërejë largimin e bllokimeve fizike, që bën të mundur harmonizimin e trupot me mendjen dhe shpirtin. Në nivel fizik, asanas kanë një efekt pozitiv në tru, sistemin nervor dhe limfatik, dhe masazhojnë organet e brendshme. Një efekt sidomos i kënaqshëm është lëvizshmëria dhe rezistenca më e madhe, pa u lodhur pas ushtrimeve. Në nivel mendor, ushtrimet zbutin fluktuacionet e humorit dhe qetësojnë mendjen.
Pranayama - frymëmarrje e balancuar
Pranayama është një teknikë e thjeshtë e frymëmarrjes, e cila lejon që mendja të vijë në qetësi dhe trupi të fitojë një gjendje të relaksuar, veçanërisht para meditimit. Koherencë, krijohet mes anës së majtë dhe të djathtë të trurit. Në të njëjtën kohë, rezervat e energjisë aktivizohen, një ndjenjë fizike lehtësimi dhe e qartësi në mendje.
Therapitë me tinguj dhe muzikë Vedike Maharishi Gandharva Veda
Meloditë e muzikës Gandharva Veda ndajnë origjinën e njëjtë si trupi dhe mendja jonë, ashtu si gjithçka në natyrë. Ato shprehin rezonancën universale dhe vibracionet që, sipas njohurive Ajurvedike, janë në themelin e të gjitha krijimit.
Rishit ose të urtët Vedik të Indisë njihnin këto vibracione bazë të natyrës që mijëra vjet më parë. Sipas tyre, vibracionet ndryshojnë çdo tri orë. Prandaj, për secilën nga këto periudha të tri orëve ekziston një melodi ose raga e veçantë, quajtur praharas. Mund të dëgjoni disa raga në çdo kohë të ditës.
Dëgjimi i melodive të Maharishi Gandharva Vedës ndihmon në krijimin e një ndjenje të harmonisë dhe balancës së brendshme. Sa më të afërta janë trupi dhe mendja me ritmet e natyrës në harmoni, aq më e madhe është ndjenja e mirëqenies.
Trajtimi pastrues Ayurvedik Panchakarma
Panchakarma është termi Ayurvedik për një sërë trajtimesh fizike të koordinuara me saktësi. Terapia është e orientuar në eliminimin gradual, por të përherëshëm të toksinave dhe materialeve të mbetura metabolike në fiziologji, duke rikthyer në këtë mënyrë një harmoni në trup. Panchakarma përdoret për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve dhe për rritjen e mirëqenies.
Ready to start your journey to better health? Contact us to schedule your first appointment today.
Diagnoza e pulsit në Ayurveda, e njohur si Nadi Pariksha, është një teknikë e lashtë për vlerësimin e shëndetit të përgjithshëm të një personi duke analizuar pulsin. Ajo përdoret për të identifikuar gjendjen e doshave (Vata, Pitta, Kapha), balancimin ose disbalancimin e tyre, si dhe për të diagnostikuar probleme të ndryshme shëndetësore në trup.
Shkaku i sëmundjeve: Nadi Pariksha mund të zbulojë rrënjën e problemeve shëndetësore përpara se ato të bëhen të dukshme fizikisht. Disbalancat e doshave mund të shkaktojnë çrregullime që ndikojnë në organet dhe sistemet e trupit, dhe diagnoza e pulsit mund të ndihmojë në identifikimin e tyre herët.
Gjendja mendore dhe emocionale: Përveç vlerësimit të gjendjes fizike, diagnoza e pulsit mund të japë informacion mbi gjendjen mendore dhe emocionale të personit, duke identifikuar stresin, ankthin, dhe emocionet që ndikojnë në shëndetin.
Personalizimi i trajtimit: Bazuar në diagnozën e pulsit, mjeku Ayurvedik përcakton një plan trajtimi të personalizuar, që mund të përfshijë ndryshime në dietë, stilin e jetesës, përdorimin e bimëve mjekësore, terapi pastruese si Panchakarma, dhe praktika si yoga dhe meditimi.
Kjo është një metodë e fuqishme për të kuptuar natyrën holistike të shëndetit dhe të disbalancave në trup dhe mendje.
Ayurveda & Gyana Yoga
Rruga Bilal Golemi, 1000 Tiranë, Albania
Copyright © 2024 Ayurveda & Gyana Yoga - All Rights Reserved.